Deputeti holandez e quan terrorist Erdoganin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti holandez, Geert Wilders, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter ka publikuar një fotomontazh të presidentit turk, Rexhep Erdogan, ku gjysma e portretit të tij është si e një pjesëtari të ISIS-it.

Wilders, i cili është kryetar i Partisë për Liri dhe udhëheqës i grupit parlamentar të kësaj partie në Dhomën e Përfaqësuesve, fotomontazhit ia bashkëngjiti mbishkrimin “Terrorist”, shkruan Gazeta Express.

Ky deputet njihet për qëndrimet e tij kundërthënëse dhe ka bërë thirrje që të ndalohet ai që e ka cilësuar si “islamizim i Holandës”. Më parë, Wilders e ka krahasuar librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, me librin e nazistit famëkeq gjerman, Adolf Hitler, “Mein Kampf”, dhe ka bërë thirrje që Kurani të ndalohet në Holandë.

Terrorist. pic.twitter.com/ZL8ZD519aW

— Geert Wilders (@geertwilderspvv) February 15, 2021

Për më tepër, ai ka bërë thirrje që t’i jepet fund imigrimit të shtetasve nga vendet myslimane në Holandë dhe e përkrah ndalimin e ndërtimit të xhamive të reja.

Ndaj këtij postimi kanë reaguar autoritetet në Turqi. Prokurorët turq të martën i filluan hetimet kundër deputetit të së djathtës ekstreme.

Share This Article