Deputeti i Bashës kritikon kolegët e PD: Dhuna dhe bojkoti s’mund të jenë alternativë! Demokracia është goditur sa herë ka patur bllokim. Nga kjo sjellje përfiton…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arbi Agalliu një nga deputetet e Partisë Demokratike që mbështet Lulzim Bashën ka kritikuar kolegët e tij demokratë, të cilët sot bllokuan Kuvendin dhe nuk lejuan që të zhvillohej seanca.

Me anë të një postimi në Facebook, Agalliu thotë se “dhuna dhe bojkoti nuk mund të jenë alternativë për shqiptarët në vitin 2023”.

Sipas tij, bojkoti i institucioneve dhe bllokimi i aktivitetit parlamentar nuk është ajo çfarë shqiptarët presin, ndërsa thekson se “opozita e ka vendin në parlament, në komisionet parlamentare dhe kudo ku ligji dhe kushtetuta lejon”.

Sipas tij nga kjo sjellje e Berishë përfiton vetëm Edi Rama dhe qeveria e tij.

“Demokracia shqiptare është goditur sa herë ka patur bojkot dhe bllokim.

Ajo që i duhet Shqipërisë sot nuk është bojkoti por fryma dhe alternativa.

Fryma krijohet kur je i ndershëm dhe me moral në aksionin politik. Fatkeqësisht, nuk mund të luftosh korrupsionin me njerëz të korruptuar.

Aq më tepër të pretendosh dhe të kërkosh me dhunë të të pranojë një popull i tërë, i cili të refuzon me votë në mënyrë të vazhdueshme.

Nga kjo sjellje e Berishës dhe deputetëve të tij përfiton vetëm Edi Rama dhe qeveria e korruptuar”, shkruan Agalliu.

Share This Article