Deputeti i parlamentit serb Shaip Kamberi takime në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti shqiptar në parlamentin serb Shaip Kamberi ka zhvilluar disa takime gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Ai u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Kreu i diplomacisë shqiptare tha se vendi ynë mbetet i përkushtuar për të mbështetur shqiptarët në Serbi në mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Kamberi zhvilloi edhe një takim me Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Taulant Balla u shpreh se kërkesat e popullsisë shqiptare të Luginës së Preshevës për eliminimin e dallimeve ekonomike, sociale e politike, të cilat pengojnë integrimin dhe pjesëmarrjen efektive të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, janë të drejta dhe duhen adresuar në frymën e standardeve evropiane.

Share This Article