Deputeti i PD takim me kongresmenët amerikanë në SHBA, Alizoti zbardh diskutimet: Folëm për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit mes vendeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, një prej anëtarëve të delegacionit të Parlamentit shqiptar në Kongresin e SHBA ka zhvilluar takime me kongresmenët Tim Walberg nga Michigani dhe John Moolenar.

Alizoti ka zbardhur diskutimet që pati me dy zyrtarët amerikanë, për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe për situatën politike në Shqipëri dhe rolin e SHBA-së.

“Në një takim të rëndësishëm në Kongresin Amerikan, u takova me Kongresmenin Tim Walberg nga Michigani dhe Kongresmenin John Moolenar. Diskutuam për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe për situatën politike në Shqipëri dhe rolin e SHBA-së”, shkroi Alizoti në Facebook.

Share This Article