Deputeti konservator bën thirrje që Cummings të japë dorëheqjen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një anëtar i njohur i Komitetit 1922 i përbërë nga deputetë konservatorë, ka bërë thirrje që Dominic Cummings “të largohet”.

Steve Baker, deputeti për Wycombe dhe ish-ministri i Brexit, ka postuar në Twitter: “Është e patolerueshme që qeveria e Boris po humbet kaq shumë kapital politik.

Kërkohen menjëherë tre ndryshime:

  • Qeveria ka nevojë për këshilla të ekspertëve konkurrues
  • Qeveria duhet të insistojë në standarde të larta të inxhinierisë softuerike
  • Dominik Cummings duhet të largohet

Në revistën The Critic, Baker e quajti Cummings “të shkëlqyer”, por shkruajti se pretendimet për një shkelje të mëtejshme të bllokimeve në gazetat e së dielës janë “katastrofë” dhe se ai kishte thyer qartë udhëzimet që i mbanin prindërit në shtëpi.

Ai shtoi: “Dominic Cummings duhet të shkojë para se të bëjë ndonjë dëm tjetër në Mbretërinë e Bashkuar, Qeverinë, Kryeministrin, institucionet tona ose Partinë Konservatore. Është koha që Dom të japë dorëheqjen në mënyrë që Boris të mund të qeverisë brenda konventave dhe normave”/BBC

Share This Article