Deputeti kosovar tegon pse Serbia i armatoste falas shqiptarët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Historiani dhe tashmë deputeti më i ri në Parlamentin e Kosovës nga radhët e LDK-së, Frashër Demaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka deklaruar se duke hulumtuar dokumentet diplomatike të Britanisë së Madhe, ka rezultuar se qeveria e Serisë i ka dhënë armë falas shqiptarëve në Kosovë për t’i frikësuar e vrarë serbët lokal.

Kjo del të jetë në raport të zv.konsullit Harry Llamp dërguar Ministrisë së Jashtme.

Postimi plotë:

Duke studiuar dokumentet diplomatike të Britanisë së Madhe:

Nën konsullata e Mbretërisë së Bashkuar.

Selanik më 17 shtator 1912

Raport i zv. konsullit Harry Llamb dërguar Ministrisë së Jashtme në të cilin në mes tjerash thuhet:

… Qeveria e Serbisë u ka dhënë armë falas shqiptarëve në Kosovë për t’i frikësuar e vrarë serbët lokal në mënyrë që të krijoj pretekst për të ndërhyrë ushtarakisht duke i akuzuar shqiptarët se po vrasin e masakrojnë popullsinë sllave në Kosovë…

Share This Article