Deputeti Selami Jenishehri: Nëse më ofrojnë postin e presidentit, e pranoj direkt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Selami Jenishehri, Kryetari i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar,  deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i pyetur mbrëmjen e djeshme nëse do të dëshironte të bëhej President pa hezituar tha “Po”.

Ai është shprehur se do pranonte të bëhej presidnet dhe se do ta bënte shtetin që të drejtohej nga një qeveri me profesorë-doktorë.

“Unë do të pranoja. Nëse më bëhej kjo ofertë, do ta pranoja sepse do të bëja shtetin shqiptar të drejtohej nga një qeveri me profesorë doktorë. Do të dënoja me ligj gjyqtarët që japin dënime të padrejta, 3-10 vjet burg. Do të vija ligjin e detektivit privat. E kam propozuar vetë dhe PS e hodhi poshtë se nuk do që të kontrollohen zyrtarët. Unë nuk e kam frikë burgun, prandaj e propozoj”, ka thënë ai për emisionin “Të Paekspozuarit”.

Gjithashtu gjatë intervistës ai ka kërkuar dhe një takim me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim për t’i kërkuar arrestimin e presidentit, Ilir Meta.

Share This Article