Deputetja britanike dënohet me 2 vite burg në Bangladesh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja laburiste britanike Tulip Siddiq është dënuar me dy vite burg në Bangladesh, pas një gjyqi të zhvilluar në mungesë për akuza korrupsioni, të cilat ajo i mohon.

Gjykata në Dhaka e shpalli fajtore për ndihmë ndaj tezes së saj, ish-kryeministres së rrëzuar Sheikh Hasina, për sigurimin e një toke për familjen.

Siddiq, që jeton në Londër, është thuajse e pamundur të vuajë dënimin, pasi nuk ka marrë pjesë në proces dhe ka hedhur poshtë akuzat si politike. Ajo vazhdon të përballet me disa çështje të tjera të hapura në Bangladesh, të nisura pas rënies së regjimit të Hasinës.

Avokatët e saj thonë se ajo nuk është qytetare e Bangladeshit dhe se dokumentet janë keqpërdorur. Qeveria britanike e ka cilësuar çështjen si private, ndërsa ka theksuar dyshimet për një proces të politizuar.

Juristë të njohur në Londër kanë ngritur shqetësime për mungesën e drejtësisë në gjykim. Ndërkohë, Hasina vetë u dënua me vdekje dy javë më parë, gjithashtu në mungesë.

Partia Awami League ka reaguar, duke thënë se proceset gjyqësore kundër familjes janë të motivuara politikisht. Mbretëria e Bashkuar nuk ka marrëveshje ekstradimi me Bangladeshin.

Share This Article