Deputetja britanike i reagon BE-së: Nuk keni qasje të balancuar kur bëhet fjalë për Serbinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar lidhur me thirrjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të formojë një grup të veçantë për të punuar në parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Nga Bashkimi Evropian, zgjodhën që të mos komentojnë mbi këtë çështje. E për këtë në rrjetin social, X, Kearns shkroi se BE po demonstron zero ekuilibër kur bëhet fjalë për Serbinë.

“Vazhdimisht, BE-ja nuk ka çasje të balancuar kur bëhet fjalë për Serbinë” – shkroi ajo. Ndryshe, Kosova është në pritje të vendimit për pranimin eventual në Këshillin e Evropës dhe gjasat për anëtarësim janë rritur pas dhënies së mendimit pozitiv nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate.

Share This Article