Deputetja e PS zgjidhet numri dy i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës: Do çojmë përpara agjendën e anëtarësimit të Kosovës në KiE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është zgjedhur zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja e PS, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se ndihet e vlerësuar për këtë pozicion që i kanë dhënë.

Gjylameti shprehet se së bashku me delegacionin e Shqipërisë do të vijojnë angazhimet për forcimin e vlerave demokratike si dhe për të cuar përpara agjendën e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“E vlerësuar për besimin e kolegëve deputetë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në zgjedhjen time unanimisht si Zëvendës Presidente e Asamblesë!

Ky post i rëndësishëm është një tjetër konfirmim i besimit dhe vlerësimit që gëzon Shqipëria sot në arenën ndërkombëtare për të kontribuar në konsolidimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës!

Me marrjen e kësaj detyre te lartë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ulen delegacionet kombëtare të 46 vendeve anëtare të kontinentit tonë, së bashku me delegacionin e Shqipërisë do të vijojmë angazhimet për forcimin e vlerave demokratike si dhe për të cuar përpara agjendën e anëtarësimit të Kosovës në KiE”, shkruan Gjylamenti.

Share This Article