Deputetja e Partisë Socialiste Elona Gjebrea shkel ligjin dhe përdor burimet shtetërore për të bërë fushatë elektorale.
Dy ditë më parë ajo ka zhvilluar një aktivitet në shkollën e mesme “Abdullah Keta” në Shkozë dhe iu ka premtuar gjimnazistëve se forca politike që ajo përfaqëson do t’ju zgjidhë problemet.
Ligji ndalon zhvillimin e aktiviteteve politike në institucionet arsimore. Përdorimi i mjediseve të shkollave, siglave politike ne to, perfshirja e mesuesve, drejtuesve janë akte qe vijne ne kundërshtim me Kodin Zgjedhor.
Ky është rasti i dytë brenda muajit janar që denoncohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përdorim të burimeve shtetërore në funksion të fushatës elektorale.
Më herët u kallëzua deputeti socialist Ervin Bushati.
Rreth 100 ditë para zgjedhjeve ai hyri në një shkollë në kryeqytet me një bluzë me akronimet “Partia Socialiste Tiranë” dhe dhuroi libra për nxënësit.
Ndërkohë në shkelje të ligjit pak ditë më parë u kap dhe numri dy i ministrisë së Shëndetësisë. Mira Rakacolli mori pjesë në një mbledhje partiake me shtabin elektoral të njësisë numër 1 në Tiranë ku nuk respektonte masat antiCovid.
Sipas anëtares së Komitetit Teknik të Ekspertëve Silva Bino Rakacolli duhet të gjobitet për shkelje të rregullave të përcaktuar në aktin normativ të hartuar nga vetë ajo.