Deputetja ukrainase ndan dhimbjen: I lash fëmijët tek gjyshja, tani do të kthehem në luftë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lufta të ndan nga njerëzit e dashur…deputetja Lesia Vasylenko ka treguar historinë e saj të dhimbshme.

Me një fotografi perëndimi, ajo tregoi se sapo kishte lenë fëmijët e saj të vegjël te gjyshja për t’u rikthyer sërish në shesh të luftës.

 “Perëndimi i diellit duhet shijuar me njerëzit që duam”, ka shkruar ajo ndërsa ka ndarë një fotografi të ngjyrave të gjalla të qiellit. “Në vend të kësaj unë shpërthej në lot”, shton ajo, pasi i duhet të lejë pas familjen e saj dhe të luftojë!

Kjo është një histori ndarjeje mes shumë të tjerash, një ndarje për së gjalli.

“Perëndimet e diellit duhet të shijohen me ata që doni. Në vend të kësaj unë shpërthej në lot, pasi dorëzova bebat e mi gjyshes së tyre. Më i vogli  është 9-muajsh. Unë do të kthehem tek njerëzit e Ukrainës për të ndihmuar ku të mundem! Ndaloni Rusinë”, shkruan ajo.

Share This Article