Der Leyen: BE shumë shpejt në Shqipëri për monitorimin e situatës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç do të shkojë të mërkurën në Shqipëri për të monitoruar situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit, njoftoi sot në Twitter presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

”Sapo bisedova në telefon me kryeministrin shqiptar, Edi Rama i cili më tregoi për situatën e vështirë pas tërmetit. Kam respekt të madh për popullin shqiptar që qëndroi i qetë pavarësisht rrethanave. Unë dua që ai të dijë se BE është pranë tyre me dhembshuri dhe me duke vepruar”, shkruan Der Leyen në Twitter.

”Janez Lenarçiç do të shkojë në Shqipëri të mërkurën. Unë i kam kërkuar atij që të më mbajë të informuar për situatën”, thekson Der Leyen./ATSH/

Share This Article