Der Leyen kritikon sanksionet amerikane për gazsjellësin “Nord Stream 2”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka kritikuar legjislacionin amerikan që lejon sanksione ndaj kompanive të përfshira në gazsjellësin “Nord Stream 2”.

Pas përfundimit, gazsjellësi i  kritikuar “Nord Stream 2”, do t’i mundësojë Rusisë të rrisë ndjeshëm importet e gazit drejt Gjermanisë përmes detit Balltik.

Kundërshtarët e këtij plani i frikësohen mendimit se ky projekt do të rrisë varësinë e Gjermanisë ndaj Rusisë për energji, mes tensioneve gjeopolitike me Moskën, duke vënë në rrezik furnizimet për shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore që anashkalohen në projekt.

Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Spiegel”, Von der Leyen pranoi se projekti i gazsjellësit kishte një dimension politik dhe se komisioni duhet të mbrojë interesat e shteteve anëtare lindore.

“Nga ana tjetër, Komisioni Evropian refuzon kategorikisht sanksionet kundër kompanive evropiane të përfshira në projekte në përputhje me ligjin”, shtoi ajo.

Share This Article