”Der Spiegel”: Hetime mbi ushtrinë gjermane pas infiltrimeve neonaziste në KSK

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trupa e elitës së ushtrisë gjermane – KSK, ka qenë gjithnjë e më shumë në shënjestër të shërbimeve sekrete (MAD) të Berlinit, për shkak të një devijimi neonazist që është shfaqur në radhët e saj, sipas së përjavshmes ”Der Spiegel” bazuar në një shkrim konfidencial drejtuar një komisioni të kontrollit parlamentar.

“Numri i hetimeve mbi ekstremistët e djathtë që dyshohen mes ushtarëve të ‘Komandos Spezialkräfte’ të Bundeswehr është rritur dhe ushtria gjermane është kthyer në çështjen kryesore të punës së MAD”, shkruan nënsekretari i këtij komisioni, Gerd Hoofe.

Nëse në fillim të vitit ishin vetëm 10 raste, numri është dyfishuar për disa muaj dhe është më i lartë se mesatarja për një njësi, që numëron rreth 1 100 trupa.

“Një grup ushtarësh është bërë objekt i një hetimi në muajin prill 2017”, njoftoi gazeta./ATSH/

Share This Article