Derbi anglez i takon Arsenalit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Skuadra e Arsenalit ka arkëtuar tri pikë ndaj Tottenhamit në ndeshjen e së dielës. Vendasit triumfuan 2-1 derisa takimi ishte tejet interesant, ku të dy skuadrat krijuan mundësitë për shënim.

Goli i parë në ndeshje erdhi nga Erik Lamela, i cili në minutën e 33-të me një goditje të bukur, kaloi Tottenhamin në epërsi. Vendasit u kundërpërgjigjen pak minuta para fundit të pjesës së parë, ku mesfushori Martin Odegaard barazoi shifrat.

Golin e epërsisë skuadra e Mikel Artetas e gjeti në minutën e 64-të. Nga pika e bardhë, Alexandre Lacazette ishte i saktë për 2-1.

Golshënuesi i vetëm i Tottenhamit, Lamela, mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 76-të dhe u përjashtua nga ndeshja para kohe.

Me këtë fitore Arsenali renditet në pozitën e 10-të me 41 pikë ndërsa Tottenhami është në të 7-n, me 45 sosh.

Share This Article