Derbi është bardheblu, por pas ndeshjes plas “sherri” për flamurin e Tiranës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Derbi i kryeqytetit  u fitua 2-0 nga Tirana me dygolësh të Xhixhës, por tension pati edhe pas fishkëllimës të arbitrit Xhaja.

Siç tregojnë pamjet, lojtari bardheblu Albano Aleksi mori një flamur të ultrasve të Tiranës duke e vendosur në mesin e fushës së “Air Albania”.

Ky gjest me sa duket nuk i ka pëlqyer stafit të Partizanit, teksa kolegu i tij Valentino Murataj I Partizanit i është afruar dhe mes tyre pati shkurtimisht edhe një kontakt fizik, që u mbyll me ndërhyrjen e disa tifozëve si dhe stafit të ty ekipeve.

Share This Article