Derbi i Italisë dhe në merkato/ Inter dhe Juventus duan portierin Vicario

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit nuk do të luhet vetëm në fushën e lojës në mbrëmjen e Shën Valentinit, por do të luhet edhe në merkaton e transferimeve dhe protagonisti do të jetë Guglielmo Vicario.

Klubi zikaltër e ka vënë prej kohësh në shënjestër portierin italian pasi e konsiderojnë si zëvendësuesin e Yann Sommer, por sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’ edhe Juventus ka shfaqur interesin e tij për portierin italian të Tottenham në mënyrë që t’i vërë në dispozicion trajnerit Luciano Spalletti një prej portierëve më të kërkuar në futbollin evropian

Zikaltrit janë vënë tashmë në ndjekje të Vicarios, që është drejt skadencës së kontratës me klubin londinez, ndërsa Juventus i hodhi sytë në drejtim të Vicarios pasi tentoi edhe Mike Maignan përpara se francezi të rinovonte kontratën me Milanin.

Share This Article