Derbi i Manchesterit përfundon pa fitues

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuk ka pasur fitues në derbin e qytetit të Manchesterit në mes të dy kundërshtarëve United-City. Ishte një ndeshje ku të dy skuadrat nuk dhanë futboll të bukur ashtu edhe si është pritur

Manchester United dhe Manchester City kanë bërë një ndeshje të zbehtë në “Old Trafford” sonte, e cila ndeshje ka përfunduar me rezultat 0-0.

Në pjesën e parë, City ishin më kërkues për të shënuar gol por nuk e arritën atë edhe pse pati vazhdimisht sulme në drejtim të portës së De Geas.

Në pjesën e dytë Manchester United ja nisi më mirë dhe mund të kishte shënuar gol pasi që në minutën e 47-të, gjyqtari për një moment referoi penallti për Djajtë e Kuq.

Por, pas rishikimit në VAR u zbulua se Rashford kishte qenë në pozitë jashtëloje.

Deri në fund të dyja skuadrat sikurse u pajtuan me barazimin edhe pse ai asnjërës nuk i konvenon.

Barazimi e ka zbritur United në vendin e shtatë me 20 pikë, kurse City është në vendin e 8 me 18 pikë. 

Share This Article