Derbi i Milanos që mund të vendosë titullin

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Stadiumi “San Siro” do të jetë nikoqir i derbit më të madh ndër vite të qytetit të Milanos.

Rivalët lokal do të mundohen të japin paraqitje solide për të mbetur në krye të tabelës në Serie A. Interi dhe Milani luajnë të shtunën në orën 18:00 në kuadër të xhiros së 24-të në elitën e futbollit italian.

Interi ka katër pikë para ndeshjes me Milanin të shtunën në mbrëmje, ndërsa mund të jetë pikë kthese për trajnerin Simone Inzaghit ta mbrojë titullin me “nerazzurrët” në vitin e tij të parë, deri tani impresionues.

Skuadra e tij është e pamposhtur në ligë që prej mesit të muajit tetor, me serinë e 15 ndeshjeve pa humbje, ku përfshihen katër barazime, një kundër Milanit në derbin e parë të sezonit që u zhvillua në nëntor.

Është fillimi i dyjavëshit të vështirë për Interin, që viziton Romën në Kupën e Italisë të martën, e që përcillet me ndeshjen kundër Napolit të vendit të dytë në vikendin tjetër, para se të rikthehet në Milano e ta luajë ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit në 1/8 e finales.

Për Milanin, ndeshja e së shtunës përfaqëson momentin kyç të kërkimit të “Scudettos” së parë në afër një dekadë. Humbja do ta linte shtatë pikë prapa me një ndeshje më shumë të zhvilluar, kurse takimi i shtyrë i Interit me Bolognan nga janari, është paraparë të luhet më vonë gjatë këtij muaji.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli është në vendin e tretë, me 49 pikë, aq sa ka edhe Napoli, që mund ta ketë avantazhin e çfarëdo rezultati që jep derbi i Milanos. Napoli luan të dielën në orën 15:00, në udhëtim te Venezia.

Pas ngërçit që e pati me Juventusin para ndeshjeve të përfaqësueseve, Pioli tha se skuadra e tij duhet të fitojë në vikend në mënyrë që të jetë “afër Interit deri në fund”.

Pioli është thuajse i sigurt se do të jetë pa qendërmbrojtësin Fikayo Tomori dhe qendërsulmuesin Zlatan Ibrahimoviq, me këtë të fundit që ka ende probleme me tendinën e Akilit.

Kjo ndeshje do të shënojë edhe rikthimin e një numri më të madh të shikuesve në stadium. Gjysma e stadiumit do të jetë me tifozë në tribuna, ndërsa disa duele të mëparshme kishin maksimumin e pesë mijë tifozëve të pranishëm.

Pasi u transferua për ta përmirësuar sulmin që ka shënuar 34 gola në 23 ndeshje, Dushan Vllahoviq do të debutojë për Juventusin të dielën mbrëma kundër Veronës, që po ashtu në radhët e veta e ka një sulmues që po shkëlqen në Itali, Giovanni Simeone.

22-vjeçari Vllahoviq ka 17 gola të shënuar bashkë me Ciro Immobilen në krye të golashënuesve më të mirë dhe bashkë me Denis Zakarian, që Juventusi e transferoi, ngjallen edhe shpresat për të zënë vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Skuadra që drejtohet nga Massimiliano Allegri renditet në vendin e pestë, me një pikë më pak se Atalanta që zë vendin e katërt.

Share This Article