Dërgesat e emigrantët kanë arritur në shifrën e 229,5 milionë euro gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.
Ekspertët thonë se këto të ardhura vijnë kryesisht nga emigrantët e rinj që janë larguar nga vendi këto dhjetë vitet e fundit.
Sipas tyre qeveria duhet të hartojë strategji për rikthimin e kësaj kategorie, pasi përfitimi do të ishte shumë herë më i madh.
Dërgesat e emigrantëve, kanë regjistruar një tjetër nivel të lartë në tremujorin e dytë të këtij viti.
Emigrantët sipas Bankës së Shqipërisë sollën pranë familjeve të tyre në Shqipëri 229,5 milionë euro.
Për ekspertët këto të ardhura vijnë nga emigrantët e rinj të 10 viteve të fundit.
Por ekspertët ndajnë mendimin se duhet strategji për të kthyer emigrantet në vendin e tyre kjo pasi përfitimi do të ishte shume më i madh nëse ky kapital njerëzor rikthehet.
Remitancat kanë njohur rritje në mbi 37 milionë euro më shumë në prill-qershor sesa i njëjti tremujori i vitit të kaluar.
Ndërkohë që në total gjatë vitit të kaluar dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 833,7 milionë euro.