ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
Arrihet komunikimi i parë mes dy njerëzve në ëndërr 2 hours ago
Uragani Melissa godet Xhamajkën, autoritetet paralajmërojnë përmbytje katastrofike 2 hours ago
110 vite burg për “call center”/ Vodhën italianët, GJKKO dënoi 16 persona për mashtrime kompjuterike 2 hours ago
Ndahet nga jeta Bjorn Andresen, “djali më i bukur në botë” që u bë simbol i një epoke 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Dërgohet në Kushtetuese dekreti i presidentit për anëtarët e KQZ-së

albnews by albnews
8 April, 2019
in Kosova
0
Dërgohet në Kushtetuese dekreti i presidentit për anëtarët e KQZ-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetarët e tre grupeve parlamentare, PSD, AAK dhe Nisma, me mbështetjen e 30 deputetëve të Kuvendit, kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit Hashim Thaçi, lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pas dorëzimit të kësaj kërkese, kryetarët e tre grupeve parlamentare kanë dhënë prononcime për media, me ç’rast e kanë thënë se presidenti Thaçi nuk ka vepruar ashtu siç e parasheh Kushtetuta, transmeton Klan Kosova.

RelatedPosts

Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

Kurti liron nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari

Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale ishte kërkesë e partnerëve – nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se dekreti i presidentit Hashim Thaçi nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Jemi këtu që ta konfirmojnë se sapo dërguam një ankesë në Gjykatën Kushtetuese për ta sfiduar vendimin e Presidentit Hashim Thaçi, përkatësisht dekretin e tij që ka të bëjë me emërimin e anëtarëve të KQZ-së. Ne konsiderojmë se na janë shkelur të drejta tona si grupe parlamentare dhe për këtë arsye e kemi sfiduar këtë dekret. Presim që Gjykata Kushtetuese të na jap të drejtë në atë që e kemi ngritur sot. Ne mendojmë se dekreti i Presidentit nuk është në përputhje me kushtetutën. Deri në marrjen e vendimit nga ana e gjykatës, nuk do të bëjmë komente tjera për arsye se dëshirojmë që Gjykata të mos ndihet në presion gjatë procesit të marrjes së vendimit”.

Ahmet Isufi nga AAK-ja konsideron se shkelja është bërë, pikërisht në faktin presidenti Hashim Thaçi nuk e ka zbatuar kërkesën e tij për t’i dekretuar të gjithë anëtarët e grupeve parlamentare.

“Paraprakisht zyra e Presidentit ka kërkuar nga të gjitha grupet parlamentare që t’i dërgojnë emrat e anëtarëve të KQZ-së dhe ne i kemi dërguar të gjithë dhe konsiderojmë se është bërë shkelja pikërisht pse nuk është zbatuar ajo kërkesë e Presidentit për t’i dekretuar të gjithë anëtarët e grupeve parlamentare”.

Ndërsa, Dardan Sejdiu nga Partia Social Demokrate ka thënë se ky dekretim është kundër vlerave të pluralizmit dhe demokracisë.

“Një detaj që është tepër me rëndësi, është pluralizmi në këtë Republikë. Pra në frymën e asaj që duam të ndërtojmë një demokraci pluraliste ku të gjitha grupet parlamentare janë të përfaqësuara ashtu siç parashihet edhe me Kushtetutë. Në këtë ankesë që e kemi shtruar në Gjykatën Kushtetuese, besoj që një prej betejave tona të përbashkëta është që të bëjmë betejën edhe për pluralizmin. Pluralizmi nuk nënkupton koncentrimin e përfaqësimit në KQZ vetëm në tre grupe por në të gjitha ato që kanë grupe parlamentare siç e parasheh kushtetuta e këtij vendi”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

29 October, 2025
Arrihet komunikimi i parë mes dy njerëzve në ëndërr

Arrihet komunikimi i parë mes dy njerëzve në ëndërr

29 October, 2025
Uragani Melissa godet Xhamajkën, autoritetet paralajmërojnë përmbytje katastrofike

Uragani Melissa godet Xhamajkën, autoritetet paralajmërojnë përmbytje katastrofike

29 October, 2025
110 vite burg për “call center”/ Vodhën italianët, GJKKO dënoi 16 persona për mashtrime kompjuterike

110 vite burg për “call center”/ Vodhën italianët, GJKKO dënoi 16 persona për mashtrime kompjuterike

29 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result