Moska ka shprehur sot “shqetësimin e saj” pas raportimeve se aleatja e saj, Serbia ka dërguar me mijëra raketa në Ukrainë.
Sipas raportimeve të fundit, fabrika shtetërore e armëve në Serbi ka dërguar 3 500 raketa në Ukrainë përmes Turqisë dhe Sllovakisë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova deklaroi se Moska po i ndjek zhvillimet me kujdes ndërsa shtoi se mundësia e armatosjes së Ukrainës nga ana e Rusisë do të vinte seriozisht në pikëpyetje marrëdhëniet dypalëshe.
Nga ana tjetër, ministri serb i Mbrojtjes Milos Vucevic ka mohuar që vendi i tij të ketë dërguar raketa në Ukrainë, edhe pse shtoi se ato mund të kenë mbërritur në frontin e luftës përmes palëve të treta.
“Nëse një kompani private blen armë në tregjet e shteteve të treta dhe pastaj ua shesin kompanive të tjera në vende të tjera, ky nuk është problem i Serbisë, por është tregti ndërkombëtare.”
Kujtojmë se Serbia ka qenë një prej aleatëve më të ngushte të Rusisë në Evropë.