Deri në 10,000 ushtarë amerikanë mund të vendosen në kufirin SHBA-Meksikë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deri në 10,000 ushtarë mund të vendosen në kufirin SHBA-Meksikë, sipas një memo të qeverisë amerikan të parë nga CBS News.

Të hënën, Donald Trump nënshkroi një sërë urdhrash ekzekutivë – një prej tyre për imigracionin.

Ai e shpalli emigracionin e paligjshëm në kufirin SHBA-Meksikë një emergjencë kombëtare, dhe tha se planifikon të dërgokë trupa amerikane për të ndihmuar agjentët e imigracionit dhe për të kufizuar refugjatët.

Duke vepruar kështu, ai anuloi disa urdhra imigracioni nga presidenca Biden, duke përfshirë një që ngushtoi prioritetet e dëbimit për njerëzit që kryejnë krime të rënda.

Dje, Shtëpia e Bardhë tha se ushtria amerikane do të dërgojë 1500 trupa shtesë në detyrë aktive në kufirin me Meksikën.

Tani, një memo e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të parë nga CBS, tregon se ka një plan për të dërguar 10,000 ushtarë në kufirin jugor.

Memorandumi gjithashtu thotë se departamenti i mbrojtjes “mund” t’i shndërrojë bazat e tij në “objekte mbajtëse”.

Share This Article