Vdes sekretari i Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Diplomati i Malit të Zi në Kosovë, Nikolla Ljuljduraj, ka ndërruar jetë.

Ai raportohet se ka vdekur pas një arresti kardiak të pësuar derisa po ecte rrugës në qytet.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:15 kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në Rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë.  Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

Ahmeti thotë se shtetasi i huaj është dërguar në QKUK, nga ku janë njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Ahmeti.

Share This Article