ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika 11 hours ago
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë 15 hours ago
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda 19 hours ago
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës 22 hours ago
Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024 1 day ago
Next
Prev
Home Albania

Deschamps: Duam vendin e parë në grup

albnews by albnews
16 November, 2019
in Albania
0
Deschamps: Duam vendin e parë në grup
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kombëtarja jonë do të presë mbrëmjen e nesërme Francën në stadiumin e ri “Air Albania”, që përkon edhe me sfidën e fundit të kualifikueseve të Euro 2020.

Në kuadër të ndeshjes, përpara medieve kanë folur Raphael Varane dhe trajneri Deschamps, i cili ka konfirmuar një mungesë të madhe për ekipin e tij.

RelatedPosts

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i akuzuari për vrasjen e Xhuljan Bullarit çau murin e qelisë, por u kap nga punonjësit

U gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme, viktima la pas një djalë/ Një person i dyshuar dorëzohet në Policinë e Durrësit

Kinsgsley Coman është i dëmtuar dhe nuk do të jetë në takimin e nesërm. Një lajm mjaft i mirë për Kombëtaren tonë, pasi një lojtar si Coman mund të hapte jo pak probleme.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka theksuar në konferencën për shtyp se ekipi i tij vjen në Shqipëri për të siguruar vendin e parë. ”Shqipëria luan në shtëpinë e saj në një ndeshje hapëse inauguruese. Ata do të manifestojnë për traditat dhe vlerat sportive të tyre. Kanë lojtarë të mirë të një cilësie të lartë pasi luajnë edhe në kampionate apo skuadra të forta. Madje Franca është mposhtur një herë nga Shqipëria në Elbasan Arena me rezultatin 1-0″, tha ai.

“Shorti është short, nuk mund të pretendoja një grup më të lehtë, apo më të vështirë. Por gjithsesi ne duhet të punojmë që t’i mundim të tjerët. Ne vijmë me synimin për të mbajtur vendin e parë në grup. Të gjithë lojtarët duan të luajnë nesër, por e rëndësishme është të luajnë ata që janë më në formë. Ndryshimet mund të ndodhin edhe pse kam pak kohë për të reflektuar por lojtarët që janë në fushë duhet të jenë në formë.Nuk mund të kemi një revansh për ndeshjen ndaj Moldavisë. Pjesa e parë ndaj tyre ishte e vështirë. Do luajmë ndaj një ekipi të motivuar nesër. Them se ekipi im do të bëjë një performancë të mirë”, theksoi tekniku i “gjelave”.

Para trajnerit Didier Deschamps, në konferencën për shtyp për sfidën me Shqipërinë, doli mbrojtësi i Francës Raphael Varane. “Në ndeshjen me Moldavinë, në pjesën e parë ishim statikë, por na u desh të ndryshojmë. Nesër mendojmë të jemi më dinamikë në lojën tonë. Jemi të motivuar për ta fituar ndeshjen. Do të them që nesër ne do jemi të mobilizuar. Në ndeshje ndodh edhe të zhgënjehesh”, tha Varane.

“Koha ka qenë e shkurtër dhe nuk kishim çfarë të ndryshonim. Nesër do tentojmë të kemi lëvizshmëri, të tentojmë topa të gjatë në thellësi, me qëllim të jemi më shumë në sulm”, tha mbrojtësi.

“Unë mund të them, që duke qenë të parët, do të përballemi me ekipe të mira, por, le t’ia lemë të ardhmes. E konsiderojmë ndeshje të vështirë, pasi Shqipëria bën një lojë intensive në krah dhe preson shumë. Ndeshja nuk do jetë e thjeshtë. Fitorja në Paris na lehtësoi, por nesër nuk do jetë e lehtë. Duhet të luajmë fort, edhe Deschamps tha që do jetë një ndeshje e vështirë, pasi luajnë në shtëpinë e tyre dhe luajnë në inaugurimin e stadiumit të ri”, theksoi Varane./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

25 September, 2025
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

24 September, 2025
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

24 September, 2025
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result