Deschamps: Fitorja dëshmon karakterin e skuadrës sonë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps e ka vlerësuar karakterin që kanë shfaqur të përzgjedhurit e tij në fitoren 3:2 ndaj Belgjikës, në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Franca u kthye nga disavantazhi 2:0 për të fituar në fund.

“Belgët shënuan dy gola gjatë 20 minutave të fuqishëm që i patën në pjesën e parë. Fitorja dëshmon karakterin e skuadrës sonë. Lojtarët nuk janë dorëzuar asnjëherë”, ka thënë Deschamps për TF1.

“Ne erdhëm këtu për të luajtur në finale. Tani luajmë për trofe. Do të japim çdo gjë për ta ngritur atë në fund”, ka shtuar selektori francez.

Share This Article