Deschamps largohet nga Franca pas Botërorit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri francez nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën me “Trekolorët”, synon ta fitojë Botërorin e Katarit

Didier Deschamps pritet të largohet nga Kombëtarja e Francës pas Botërorit të Katarit.

Selektori francez nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën me “Trekolorët”.

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet thotë se Deschamps do të vendosë vetë për të ardhmen e tij.

“Ai na ka thënë se në çdo rast do ta refuzonte vazhdimin e kontratës. Do të takohemi përsëri pas Botërorit”, deklaroi Le Graet për AFP, përcjell “Gazeta Express”.

“Pa marrë parasysh nëse e vazhdon apo jo kontratën, ai do të punojë në të njëjtën mënyrë. Nëse e fiton Botërorin, ndoshta do të dojë të qëndrojë këtu. Nëse jo, ndoshta do të dojë të largohet. Unë e vlerësoj atë shumë. Besoj që besimi në të na është shpërblyer”, përfundoi ai.

Franca e fitoi Botërorin e fundit nën drejtimin e Deschamps dhe është një prej favoritëve për të triumfuar edhe në Botërorin 2022. 

Share This Article