Agim Idrizi nga Kaçaniku për të dytën ditë me radhë po e vazhdon dëshminë e tij në Gjykatën Speciale.
Ai ka thënë se nuk ka pasur problem me UÇK-në, por me një person të quajtur Enver Haxholli për një pronë.
“Nuk është çështje UÇK-së, nuk ka lidhje me UÇK-së. Kam pasur probleme për pronë me një person”, tha Idrizi.
“UÇK nuk ishte në dijeni që Enveri Haxholli më arrestoi. Ata nuk e kanë parë çka është duke ndodh, ka dashur të më vras pa e ditur askush ku jam”, ka shtuar ai.
Prokurori, dëshmitarit në Hagë: Ka dokument se keni punuar për policinë serbe – Dëshmitari: Besën po e jap që jo
Ai është marr në pyetje edhe nga prokurori James Pace, i cili e ka pyetur nëse ka qenë roje pylli dhe nëse ka punuar për policinë serbe, por Idrizi e ka mohuar.
“Nëse dikush mundet ta gjejë emrin tim që kam punuar polic, ai është hasmi më i madh i imi, kjo nuk është e vërtet. Besën e shqiptarit po ia jap se unë nuk kam qenë roje e pyllit dhe polic, këto janë gënjeshtra”, tha Idrizi.
“Kam qenë i burgosur në vitin 1999. Kurrë askujt keq nuk i kam bërë. Le të del dikush le të thotë se dikujt i kam bërë keq. Kurrë në jetën time nuk ka fol keq për askënd nuk më kanë interesuar këto gjëra”.
“Kanë ardhur 10 veta të shtëpia me maska të armatosur dhe mi kanë thyer xhamat, më kanë më kanë rrahur. Krejt trupin e kam shenja”, ka theksuar ai.
Ai ka thënë se asnjë shqiptar nuk është burgosur për fajin e tij.
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.
Ndërsa ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.