ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën 7 hours ago
Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë 10 hours ago
Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë? 11 hours ago
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus 11 hours ago
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Dëshmitë për vrasjen e 14-vjeçarit/ “Askush nuk i ndau, ambulanca u vonua”

albnews by albnews
18 November, 2024
in Albania
0
Dëshmitë për vrasjen e 14-vjeçarit/ “Askush nuk i ndau, ambulanca u vonua”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë këtë të hënë, ku një 14-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë. Një grua, dëshmitare okulare e ngjarjes u shpreh se pa njërin prej të rinjve të shtrirë në tokë duke theksuar se nuk ndërhyri askush. E moshuara tha se i mituri u transportua në spital me një makinë të kuqe, që ngjante si taxi, pasi ambulanca nuk u paraqit në vendin e ngjarjes.

“S’pashë gjë. Ai (i mituri) ishte shtrirë aty. Pashë vetëm një djalë aty. Tani që e pashë në televizor. Atë (të miturin) që pashë unë ishte shtrirë. Ambulanca nuk erdhi menjëherë. Erdhi një makinë e kuqe që e mori djalin. Kush do të ndërhyjë në këtë rast? Kush ndërhyn do shkojë në polici të rrijë atje. I ndihmoi një grua”, – tha dëshmitarja, e cila ka një biznes privat pranë vendit të ngjarjes.

RelatedPosts

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

Edhe një tjetër dëshmitare tregon se e panë ngjarjen, por nuk ndërhynë. Ajo tregon se është mjaftuar me ndërhyrjen e të tjerëve, ndërsa shprehet se nëse do të kishte një roje te dera e shkollës ngjarja do të ishte parandaluar.

“E pamë ngjarjen, por nuk ndërhymë. Ndërhynë ca të tjerë, ça do ndërhynim më? Jam e mërzitur dhe e stresuar. Po më bie të fikët për vete. Po të ishte polici te dera e shkollës nuk do kishte ndodhur ngjarja. Më vjen keq. Nuk e di çfarë të them. Po të ishte ai, po të kishte një mësuese ia kishte dhënë ndihmën e shpejtë. Ambulanca e lagjes atje ishte. Një doktor a ka atje apo s’ka doktor?”, – u shpreh dëshmitarja. 

Top Channel ka publikuar edhe dëshminë e një tjetër dëshmitareje që tregon se ambulanca nuk ka ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes. Ajo tregon se si ka kontaktuar ambulancën dhe kanë ndihmuar të miturin. Qytetarja rrëfen se shërbimi i ambulancës është përgjigjur menjëherë thirrjes së saj, por për shkak të trafikut të rënduar, së bashku me një tjetër grua e kanë nisur 14-vjeçarin drejt QSUT.

“Ambulancën e kam kontaktuar unë në kohë rekord që ngjarja ndodhi, ambulanca u përgjigj dhe u tregua shumë e gatshme, si pasojë e trafikut nuk mund të prisnim sepse fëmija ishte në gjendje të rëndë, por reagonte, e morëm me makinë, një zonjë me makinë të kuqe, dhe unë po e shoqëroja para duke i hapur rrugën.

Ambulanca ka telefonuar gjithë kohës “ku je, ku jeni” si përfundim na ka dalë afër QSUT sepse u drejtuam për te urgjenca aty pasi e kishim më afër. Një ambulancë nga QSUT ka ardhur dhe ka marrë djalin në kryqëzim te Hoxha Tasimit, tek bar Oslo pak më afër spitalit QSUT.

Djali ishte i gjallë deri në atë moment, jam drejtuar në spitalin ushtarak pas ambulancës dhe më thanë është në operacion. Aty takova dhe familjarët, por fatkeqësisht Martini nuk ia doli. Ngushëllime familjarëve”, – shkruan komentuesja.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën

Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën

20 September, 2025
Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë

Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë

20 September, 2025
Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë?

Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë?

20 September, 2025
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result