ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman 57 minutes ago
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera 9 hours ago
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’ 9 hours ago
Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare 9 hours ago
Fitch rrit vlerësimin e Greqisë për shkak të një pozicioni të fortë fiskal 11 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Dëshmoi edhe në Kongresin Amerikan, Krasniqi: Dëshpëruese, vetëm një i dënuar për dhunim seksual

albnews by albnews
16 April, 2023
in Kosova
0
Dëshmoi edhe në Kongresin Amerikan, Krasniqi: Dëshpëruese, vetëm një i dënuar për dhunim seksual
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi e konsideron dëshpëruese mosndëshkimin e kriminelëve serbë për dhunime seksuale gjatë luftës së fundit.

Ajo deklaron se për krimet e kryera në Kosovë nga serbët, shqiptarët po ballafaqohen më shumë me burgim. Krasniqi i tha agjencisë se lajmeve Kosova Press se gratë e burrat e mbijetuar nga ky krim nuk kanë guxim as të aplikojnë përnjohjen e statusit, nga frika se do të identifikohen.

RelatedPosts

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Tjetër mbrëmje historike, Kosova mund Slloveninë dhe i bashkohet Shqipërisë në ‘play off-in’ e Botërorit

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Gruaja e parë e cila foli publikisht për dhunimin seksual thotë se është e bindur se asnjëherë nuk do të gëzojë drejtësinë. Por megjithatë, shprehet se ka forcën që ta ngrejë zërin për të mbijetuarat e tjera.

“Rasti im është i mbyllur, nuk do të marrë drejtësinë. Lënda ime është tash lëndë e mbyllur, gjyqi suprem e ka marrë vendimin, pala-viktima nuk ka të drejtë të ankohet. Gjyqi suprem e ka marrë vendimin, ata kanë dal të lirë. Veç nëse shkojnë zinxhir të komandantëve, por sa unë jam në dijeni rasti është i mbyllur dhe nuk do të marrë unë drejtësi, por do të luftoj për të tjerat që të marrin drejtësinë e tyre”, deklaron Krasniqi.

24 vjet pas përfundimit të luftës, Vasfija përmend faktin se është vetëm një i dënuar për dhunim seksual në Kosovë. Ajo thekson se kjo është dëshpëruese për viktimat, të cilat një ditë presin drejtësi për rastin e tyre.

“Është shumë dëshpëruese se ne vetëm një e kemi në burgim dhe prej 20 mijë viktimave vetëm një e kemi në burgim. Të shikosh sa shqiptarët janë dënuar nëpër burgje prej lufte, ta bësh krahasimin me serbët sa janë nëpër burgje është numër i tmerrshëm”, shton ajo.

Data kur ajo përjetoi tmerrin, 14 prill, tashmë zyrtarisht njihet si Dita për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale.

“Ne e kemi prit një ditë të tillë që vuajtjet që kemi tejkaluar ne, sidomos unë me datën 14 prill, ne e kemi një ditë ta shndërrojmë në një gëzim, në një festë, me një memorial. Është një ditë shumë e veçantë për neve”, thotë Krasniqi për Kosova Press.

Vasfija, e cila në kohën kur u dhunua në vitin 1999 ishte 16-vjeçare, tregon se ka edhe shumë vajza të tjera të cilat u keqtrajtuan shumë më të reja se ajo.

“Ka rrëfime të ndryshme, unë kam shumë kontakte me femra të dhunuar, me meshkuj të dhunuar, rrëfimet janë të ndryshme. Ka prej tyre që kanë qenë shumë më të vegjël se unë. Unë kam qenë 16-vjeçare ka që kanë qenë nëntëvjeçare, shtatëvjeçare, por nuk i ka mbijetuar dhunës dhe ajo ka vdekur. Rrëfimet janë të tmerrshme”, shton ajo.

Teksa flet për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale, Krasniqi thotë se shumë prej të mbijetuarve janë ballafaquar me refuzim nga Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.

“Statusi iu është refuzuar 233 personave deri më tash. Unë do të bëj çmos që të rishikohen ato prapë, që t’ju mundësohet atyre. Sepse nuk është një numër i madh, ne po themi që i kemi 20 mijë të lajmëruara, nuk janë as dy mijë ( që kanë aplikuar). Nuk është numër i madh për t’i refuzuar me atë numër aq të madh prej 233 personave”, thekson Krasniqi.

Krasniqi, e cila ka rrëfyer historinë e saj edhe para Kongresit amerikan, deklaron se gratë ende përballen me stigmën se do të identifikohen.

“Ka viktima që nuk guxojnë të lajmërohen për shkak të identifikimit. Ka vështirësi në aplikim, në procedura ka vështirësi. Edhe unë kam viktima që kanë folur kanë thënë që ne nuk guxojmë të lajmërohemi për shkak të burrit, për shkak të babës ose mendojnë që u del emri diku dhe për shkak të identifikimit nuk duan të lajmërohen askund”, tregon ajo.

Vasfije Krasniqi Goodman në tetor të vitit 2018, rrëfeu publikisht mbi dhunën seksuale të ushtruar mbi të nga paraushtarakët serbë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

16 November, 2025
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

16 November, 2025
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’

Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’

16 November, 2025
Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

16 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result