Dështim historik në Gjermani, Merz nuk merr votat e mjaftueshme për t’u bërë Kancelar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Friedrich Merz nuk arriti të bëhej Kancelar i Gjermanisë në votimin e parë që u mbajt këtë të martë në Parlamentin gjerman, pasi nuk mori mjaftueshëm mbështetje.

Kandidatit të Unionit Kristian Demokrat, që fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme, i duheshin 316 vota nga 630 në Bundestag, por mori vetëm 310.

Dështimi vlerësohet si i paprecedent në historinë moderne gjermane, shkruan A2 CNN, pasi ndodh për herë të parë prej vitit 1949. Bundestagu ka tani 14 ditë për të votuar Merz-in apo një kandidat tjetër si Kancelar.

Sipas Kushtetutës gjermane nuk ka kufizime për numrin e votimeve që do të mbahen, por nëse nuk zgjidhet një kandidat me shumicë absolute, mund të caktohet një Kancelar edhe pa u arritur ajo.

Dështimi i Merz i faturohet disa prej anëtarëve të Partisë Social Demokrate, me të cilën CDU bëri koalicion pas zgjedhjeve. Jo të gjithë socialdemokratët janë të kënaqur me këtë marrëveshje, por kjo që ndodhi të martën do të ketë pasoja për koalicionin.

E pranishme në seancë ishte edhe ish-Kancelarja Angela Merkel.

Share This Article