ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Deri në 50,000 infermierë mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të planeve të imigracionit, sugjeron një studim 3 hours ago
Andy Burnham i bën thirrje Partisë Laburiste të rishikojë planet për ta bërë më të vështirë për azilkërkuesit të vendosen përgjithmonë – politika e Mbretërisë së Bashkuar drejtpërdrejt 3 hours ago
Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë 4 hours ago
Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani 4 hours ago
OBSH: Shqipëria pa progres në Inteligjencën artificiale për shëndetin 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Dështimi për votimin e Qeverisës së re, degradim i skajshëm politik?

albnews by albnews
20 November, 2025
in Kosova
0
Dështimi për votimin e Qeverisës së re, degradim i skajshëm politik?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Degradim i skajshëm i jetës politike dhe institucionale në Kosovë” – kështu e përshkruan Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus përpjekjen e dytë të dështuar të Kuvendit të Kosovës për të votuar Qeverinë e re.

Ai thekson se politikanët po vendosin interesat personale dhe partiake mbi ato të shtetit, duke treguar një mungesë të qartë të përgjegjësisë dhe përkushtimit ndaj qytetarëve që i kanë zgjedhur.

RelatedPosts

Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani

Dështon qeveria “Konjufca” – I mandatuari i dytë i LVV mori vetëm 56 nga 61 votat e nevojshme   

Robert De Niro do të interpretojë një film për luftën e Kosovës

“Kjo tregon për një nivel të ulët të përgjegjësisë së klasës politike në vend, pa dallim, pushtet dhe opozitë. Të gjithë e kanë peshën e vet të fajit”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Kuvendi i Kosovës dështoi më 19 nëntor të miratojë Qeverinë e re, e cila do të udhëhiqej nga Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje.

Pro formimit të Qeverisë sipas propozimit të Vetëvendosjes votuan 56 deputetë, 4 abstenuan, ndërsa 53 ishin kundër.

Kjo ishte përpjekja e dytë e Vetëvendosjes për të formuar Qeverinë, pas dështimit të mandatarit të parë, Albin Kurti, më 26 tetor.

Sipas Kushtetutës, nëse Qeverinë nuk arrin ta formojë as mandatari i dytë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e shpalljes.

Radio Evropa e Lirë pyeti Zyrën e Presidencës për kohën e mundshme të shpalljes së zgjedhjeve, por nuk mori përgjigje.

Belgzim Kamberi, nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokolari”, nuk është optimist se zgjedhjet e reja mund të sjellin një zgjidhje reale për ngërçin politik.

“Mbetet të shihet se në çfarë pozicionimesh dhe me çfarë narrativësh politikë do të hyjnë partitë shqiptare në zgjedhjet e ardhshme, sepse shumica e aktorëve janë pothuajse të njëjtë. Nuk kemi një klimë të jashtëzakonshme që do të mund të ndryshonte rrënjësisht përfaqësimin parlamentar”, thotë Kamberi për Radion Evropa e Lirë.

Kosova ishte në rrugë krize që prej zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Vetëvendosje fitoi shumicën e votave, por jo mjaftueshëm për të formuar Qeverinë vetëm.

Kuvendi vonoi të konstituohej për rreth gjashtë muaj për shkak të mosmarrëveshjeve politike, ndërsa procesi u sfidua disa herë në Gjykatën Kushtetuese.

Bashkësia ndërkombëtare – përfshirë kryediplomatin gjerman, Johann Wadephul, të fundit – theksoi vazhdimisht nevojën që Kosova të ketë një qeveri të qëndrueshme sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sipas Kamberit, muajt e fundit nuk është parë një përfshirje e madhe e faktorit ndërkombëtar, i cili, “në një mënyrë ose tjetër, ka qenë gjithmonë i përfshirë në ndërtimin e qeverive të Kosovës”.

“Mospërfshirja ndërkombëtare nuk e ka ndihmuar procesin, sepse nuk është arritur të krijohet një shumicë parlamentare”, sipas tij.

Kamberi shton se pas zgjedhjeve të reja, dhe me zgjedhjen e presidentit që pritet në pranverë, është e vështirë të parashikohet formimi i një qeverie pa dy partitë kryesore shqiptare.

Sipas tij, mbetet gjithashtu e paqartë se cilat do të ishin këto dy parti dhe nëse do të mund të bashkëpunonin pa lehtësimin e faktorit ndërkombëtar.

“Pra, këto zgjedhje duhen parë si mundësi për të provuar paradigma të reja, për të shmangur një bllokim të ri”, shton ai.

Pas dështimit të formimit të Qeverisë më 19 nëntor, përfaqësuesit e partive politike rifilluan akuzat kundër njëri-tjetrit.

Ata të Vetëvendosjes thanë se “të gjithë janë barrikaduar kundër” udhëheqësit të tyre, Albin Kurti.

Memli Krasniqi i PDK-së, partisë së dytë në vend, i hodhi fajin Vetëvendosjes për situatën, duke theksuar se “janë humbur 9 muaj kohë” për shkak të bllokadave, vonesave dhe taktizimeve.

E, Krasniqi nga Demokraci Plus paralajmëron se humbjet për Kosovën janë të mëdha, veçanërisht për reputacionin ndërkombëtar të vendit.

“Një vend që ka nevoja urgjente dhe politikanët e tij nuk arrijnë të bëjnë kompromis për t’i trajtuar ato! Ne dalim si shtet i paaftë në aspektin ndërkombëtar, për shkak të mungesës së marrëveshjes politike, që është qenësore për një demokraci, kur asnjë prej palëve nuk ka shumicë parlamentare”, thotë Krasniqi.

Ai përmend edhe humbjet financiare për shkak të mosmiratimit të buxhetit, si dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare që sjellin fonde dhe kredi për vendin.

Gjatë ditës, Vetëvendosje organizoi një seancë tjetër për miratimin e katër projektligjeve kyç, përfshirë buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm dhe marrëveshjet ndërkombëtare, por edhe kjo tentativë dështoi.

“Ne kemi mbetur pas, qoftë në mbrojtje, qoftë në luftën kundër dezinformimit dhe kërcënimeve të tjera, me të cilat përballen demokracitë perëndimore. Shtetet e tjera janë duke bërë hapat e nevojshëm, kurse Kosova vazhdon me beteja provinciale”, përfundon Krasniqi./REL/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Deri në 50,000 infermierë mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të planeve të imigracionit, sugjeron një studim

Deri në 50,000 infermierë mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të planeve të imigracionit, sugjeron një studim

20 November, 2025
Andy Burnham i bën thirrje Partisë Laburiste të rishikojë planet për ta bërë më të vështirë për azilkërkuesit të vendosen përgjithmonë – politika e Mbretërisë së Bashkuar drejtpërdrejt

Andy Burnham i bën thirrje Partisë Laburiste të rishikojë planet për ta bërë më të vështirë për azilkërkuesit të vendosen përgjithmonë – politika e Mbretërisë së Bashkuar drejtpërdrejt

20 November, 2025
Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë

Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë

20 November, 2025
Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani

Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result