Dështoi në parashikimin e pushtimit rus në Ukrainë, shkarkohet kreu i inteligjencës ushtarake në Francë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtori i Inteligjencës ushtarake të Francës, Gjeneral Eric Vidaud, do të shkarkohet nga posti të cilin mban, për shkak se nuk parashikoi pushtimin rus të Ukrainës, raportojnë mediat franceze.

Duke cituar burime të besueshme brenda Ministrisë franceze të Mbrojtjes, l’Opiinion shkruan se Gjenerali Vidaud do të shkarkohet, transmeton Telegrafi.

Lidhur me këtë vendim ka folur Thierry Burkhard nga ministria e Mbrojtjes, ku tha për Le Monde se shkarkimi vjen kur Inteligjenca franceze nuk arriti ta parashikoj pushtimin rus të Ukrainës.

Në anën tjetër, presidenti francez Emmanuel Macron, që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ka qenë aktiv duke zhvilluar biseda telefonike me homologun rus Vladimir Putin, me shpresë se do të arrihet ndonjë marrëveshje paqe, që do të ndalte gjakderdhjen në Ukrainë. /Telegrafi/

Share This Article