Dështojnë Liverpool dhe Barcelona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kanë përfunduar pa gola dy ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve.

Derbi është zhvilluar në Angli, mes Liverpoolit dhe Bayern München, ku të dy skuadrat patën disa raste të mira shënimi, por që nuk arritën t’i konkretizojnë. Derisa në pjesën e parë u vërejt një dominim i lehtë tek skuadra angleze, kurse në pjesën e dytë pa posedim më të madh të topit, por nuk arriti të realizojë, për ball mbrojtjes gjermane të organizuar mirë.

Në ndeshje nuk u aktivizuan fare dy shqiptarët, Shaqiri i Liverpoolit dhe Shabni i Bayernit.

Pa gola ka përfunduar edhe takimi tjetër, Lyon – Barcelona. Barzelona pati shumë raste të mira shënimi, por nuk arriti që të tund portën franceze.

Liverpool dhe Barcelona llogariteshin favorit, por dështuan që të shënojnë dy yjet e skuadrave Salah dhe Messi, për kundër shumë rasteve të mira shënimi që patën. Ndeshjet e kthimit, ku do të mësohen fituesit zhvillohen pas tre javëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply