CNN e rendit Shqipërinë mes 12 vendeve që mund të vizitohen këtë verë. Në artikull vendi ynë konsiderohet si një perlë mesdhetare e cila ka mundësi të ketë më pak njerëz se Greqia dhe Kroacia.
Shqipëria është mes 12 alternativave për t’u vizituar përgjatë verës së këtij viti. Rrjeti amerikan CNN e rendit vendin tonë si një destinacion të turizmit mes bregdetit, natyrës dhe trashëgimisë kulturore.
Vendi ynë është sugjerimi i 12-të i kësaj vere, teksa si fotografi ilustruese është zgjedhur Kruja me përshkrimin se Shqipëria është një perlë mesdhetare që ka të ngjarë të jetë më pak e mbushur me njerëz këtë verë sesa Greqia dhe Kroacia.
Më tej CNN shkruan se Shqipëria ka një vijë bregdetare të mrekullueshme me plazhe të pacenuara; Butrinti, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që dikur ishte një koloni greke dhe qytet romak, i braktisur më vonë gjatë Mesjetës; plus mundësi për shëtitje, ecje dhe eksplorim të jashtëzakonshëm.
Në artikull, Shqipëria renditet krah vendeve si, Italia, Spanja, Austria, Malta, Argjentina, Meksikë, Peruja dheTajlanda.