Det dhe rërë të pastër, plazhi në Shqipëri ku pushohet me kosto zero

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Çmimet në pjesën më të madhe të bregdetit shqiptar këtë sezon veror kanë qenë ndër temat më të diskutuara për shtrenjtësinë e tyre.

Por në Seman, banorët e zonës dhe të tjerë që vijnë nga më larg kanë gjetur një mënyrë për të bërë pushime pashpenzuar fare as për shezllongë dhe as për të fjetur.

Ndërsa rërën dhe detin e kanë me shumicë dhe të pastër…këto janë disa nga kasollet që banorët kanë ngritur me ç’të mundin në plazhin e Semanit dhe që i përdorin për të pushuar gjatë ditës dhe disa edhe për të fjetur gjatë natës.

Edhe pse pamja që ofrohet nuk është ajo e duhura, banorët shprehen të kënaqur me këtë mënyrë të të bërit pushime

Plazhi i Semanit ndodhet 18 kilometra larg qytetit të Fierit dhe ka një vijë bregdetare prej afro 7 kilometra. Pjesa më e madhe e këtij bregdeti është thuajse tërësisht natyror dhe njihet për rërën kurative dhe ujin e pastër.

Share This Article