Detaje të reja nga atentati i trefishtë në Fushë- Krujë, viktimat u ndoqën nga një mjet me targa sllovene

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Automjeti, në të cilin po udhëtonin nga Tirana në Fushë-Krujë mesditën e 17 korrikut të vitit të shkuar dhe ku për shkak të një atentati mbetën të vdekur tre persona, mes të cilëve Brilant Martinaj, është ndjekur nga një automjet me targa sllovene.

Ky është konkluzioni, në të cilin kanë dalë ekspertët e Prokurorisë që po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, të cilët kanë vendosur që t’i nisin një letër porosi shtetit Slloven, për të identifikuar pronarin e këtij mjeti apo edhe personin që ka qenë në automjet, fakt që mund të zbardhet nga përftimi i kamerave të sigurisë së automjetit.

Përmes përgjigjes që mund të japin autoritetet sllovene, autoritetet shqiptare synojnë që të faktojnë se çfarë tregojnë kamerat e sigurisë për automjetin e autorëve, që ndoshta është filmuar gjatë përshkimit të rrugës.

Ka dyshime se, automjeti me targa sllovene ka vëzhguar viktimat e atentatit të trefishtë, ku mbetën të vdekur Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Ngjarja e rëndë, e cila ndodhi mesditë e 17 korrikut të vitit 2022 deri tani ka mbetur e pazbardhur.

Brilant Martinaj ishte kushëri i Ervis Martinaj, personit që konsiderohet si bosi i lojërave të fatit. Ervis Martinaj, rezulton i zhdukur prej 7 gushtit 2022.

Share This Article