Albania
Detaje të reja nga atentati në Rinas: Kamerat nuk kanë filmuar, rruga nga Nikla pa energji elektrike
Zbardhen detaje të reja nga atentati pranë aeroportit të Rinasit, ku e ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, si edhe u plagos agjenti i Mbikëqyrjes Policore Muçi Shaljani allias Sheqeri.
Grupi hetimor deri më tani ka konkluduar se autorët të cilët lëviznin me një mjet tip ‘Toyota’ janë nisur nga zona e Niklës në drejtim të aeroportit të Rinasit për të finalizuar atentatin mafioz dhe dyshohet se kanë pasur “dorë” në fikjen e energjisë elektrike.
Burime bëjnë me dije për “Shqiptarja.com” se rruga që kanë përshkruar nga Nikla drejt Rinasit dhe më pas në kthim, nuk ka pasur energji elektrike, që bën të dyshosh se ata a e kanë bërë për të humbur gjurmët.
Dyshohet se atentatorët kanë pasur informatorë që në Spanjë, por edhe brenda aeroportit të vetëm në vendin tonë. Avioni me të cilin udhëtonte Dani dhe miku i tij është vonuar me disa orë. Linja ka patur për të ardhur në Shqipëri në orët e para të mëngjesit, por më pas udhëtimi është shtyrë për në drekë.
Në mjetin Toyota, njëri ka qenë shoferi dhe 3 të tjerët qitësit. Makina “Toyota” ka pritur ekzaktësisht 10 minuta në rrethrrotullimin e Rinasit e ndaluar. Sapo mjeti luksoz i Danit është afruar, autorët kanë qëlluar me breshëri ndaj tyre. Njëri prej tyre ka zbritur nga makina, i maskuar dhe me kapele, dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të Benzit me qëllim që të sigurohej që krahu i djathtë i Shullazit të vdiste.
Më pas, ata janë larguar në drejtim të së njëjtës zonë nga erdhën për të djegur më pas mjetin, brenda të cilit u gjetën 4 armët e përdorura në atentat, 3 kallashë dhe një pistoletë. Nga verifikimet që janë kryer nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet greke, rezulton se targat e mjetit që përdorën autorët janë vjedhur një vit më parë në Greqi, një skemë kjo që po përdoret shpesh në ngjarjet kriminale.
Grupi hetimor, ende nuk ka përcaktuar nëse makina është e vjedhur apo jo, pasi numri i shasisë nuk është rikuperuar për shkak të dëmtimit nga zjarri.
Po ashtu, po verifikohet për të gjitha mjetet e tjera apo njerëzit që kalojnë disa herë te porta dalëse e aeroportit, ku të skeduar janë ata njerëz që kanë qëndruar më gjatë dhe janë larguar sapo kanë dalë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.
Albania
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital
Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Albania
Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.
Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.
Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Albania
Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
