Detaje të reja nga kënga që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kanë dal detaje të reja nga kënga “Ktheju Tokës”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2019”.

Jonida Maliqi dhe ekipi i saj janë aktualisht në Suedi, duke regjistruar versionin e ri të këngës, i cili po kalon vetëm ndryshime në cilësinë e regjistrimit.

Kënga do të qëndrojë në gjuhën shqipe, siç ka deklaruar më parë Jonida pas fitores së saj në Festivalin e Këngës.

Regjistrimi i ri po zhvillohet në “Svenska Grammofonstudion”, ku Jonida u bashkua me Eriona Rushitin, Enis Mullajn dhe Sokol Marsin.

Data në të cilën versioni i ri i këngës do të zbulohet nuk është deklaruar nga RTSH, e as nga Jonida.

Jonida shpreson të përsërisë suksesin e Eugent Bushpepës. Bushpepa dhe këngën e tij “Mall” kaloi në finale, për të përfunduar në pozitën e 11-të me 184 pikë. Kënga e tij mori 12 pikë në votën e jurisë nga Azerbajxhani, dhe nga televizionet në Maqedoni dhe Itali.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply