Detaje të reja nga vrasja e 78-vjeçarit në Korçë, fillimisht është përleshur me grabitësit, pastaj e kanë vrarë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, i cili humbi jetën ditën e djeshme pas raportimeve se në shtëpinë e tij ishin futur disa persona për të vjedhur.

Burime të siguruara nga Euronews Albania pranë grupit të hetimit thanë se ka qenë postieri i shërbimit postar ai që ka kërkuar të takohet me Gëzim Vijën për t’i dhënë një shërbim poste, por ai ka gjetur derën e mbyllur. Duke këmbëngulur, postieri ka vënë re nëpërmjet dritares trupin e shtrirë të 78-vjeçarit dhe menjëherë ka lajmëruar fqinjët dhe policinë.

Nga ana tjetër, familjarët kanë deklaruar për grupin e hetimit se 78-vjeçari Gëzim Vija nuk dispononte shuma të mëdha financiare, me përjashtim të pensionit të tij mujor dhe një shume të vogël kursimesh që e kishte siguruar nëpërmjet qerasë së tokës.

Gjithashtu, të afërmit e viktimës kanë bërë me dije për grupin e hetimit se nuk kanë konflikte me persona të tjerë, ashtu siç nuk kishte borxhe tek të tretët 78-vjeçari.

Ditën e sotme policia është rikthyer edhe njëherë tjetër në banesë, por edhe në lagje, ku ka mbikqyrur zonën dhe po ashtu ka gjetur kamera të tjera sigurie të cilat po kqyren për të parë lëvizjet e mundshme të autorit të kësaj ngjarje.

Po ashtu, nga grupi i hetimit vërtetohet se i moshuari ka patur dy goditje në kokë, brenda në banesë ka patur sende të thyera, çka tregon për një përleshje të mundshme mes autorit ose autorëve dhe viktimës, ndërsa të njëjtat burime shtojnë se janë afër identifikimit të autorëve, por ende nuk ka një emër konkret.

Ndërkohë, pista e vetme e hetimit edhe për grupin hetimor është ajo e grabitjes me pasojë vdekje.

Share This Article