Detaje të reja nga vrasja në komisariat, viktima polic prej 20 vitesh, autori 1 vit e gjysmë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në ambientet e brendshme të Komisariatit nr.3 në Tiranë, ku humbi jetën një efektiv policie.

Sipas burimeve, Ludian Zaimi ka qëlluar 5 herë ndaj Caush Saliasi pas një konflikti momental.

Autori mësohet se ka një vit e gjysmë në polici, ndërsa viktima shërbente në Policinë e Shtetit prej më shumë se 20 vitesh.

Aktualisht në ambientet e komisariatit nr.3 ndodhet dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano.

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare për shtyp për ngjarjen e rëndë në komisariatin nr.3 në kryeqytet, ku efektivi i policisë Ludian Zaimi qëlloi me armë zjarri në drejtim të kolegut të tij Çaush Saliasi, i cili për pasojë ndërroi jetë në spital.

Në njoftimin e policisë mësohet se grupi hetimor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e dinamikës, ndërkohë që autori i dyshuar është ndaluar.

Njoftimi i Policisë

Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.

Si pasojë e plagëve të marra,  punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media.

Share This Article