DETAJE/ Vrasja e biznesmenit të karburantit në Elbasan, u qëllua me dy plumba në kokë në makinë!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Detajet të reja janë zbardhur nga vrasja e bujshme e mbrëmjes së sotme në Elbasan, ku gjeti vdekjen Edmond Mahalla. Biznesmeni u qëllua me dy plumba në kokë, teksa ndodhet në makinë pranë karburantit, biznesit të tij në Unazën Jugore të qytetit.

Bëhet me dije se është qëlluar dhe ka gjetur menjëherë vdekjen, teksa rrethanat mbeten të paqarta, po ashtu dhe motivet. Gjithçka për momentin është mister.

E gjithë zona është e survejuar nga kamera dhe qarkullimi në këtë aks rrugor ku ka ndodhur ngjarja, ka qenë jashtëzakonisht e dendur dhe mbërritja e forcave të policisë ka qenë mjaft e shpejtë.

Share This Article