Detajet e protestës së opozitës që mbahet nesër

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Opozita do të rikthehet sërish të shtunën në protestë për largimin  Ramës, por ndryshe nga herët e tjera  qytetarët  do të mblidhen para kryemistrisë në orën 18:00.

Pas 2 muajsh  protesta masive, por dhe protesta para Kuvendit, mbështetësit e opozitës do të përpiqen sërisht të tregojnë forcën se shumica tashmë janë ata. 

Skenari i protestës është i ngjashëm me atë të dy protestave të tjera masive, ky qytetarët do të mblidhen para Kryeministrisë, dhe në dy pjesët anësore të saj ana e piramidës dhe në rrugën “Ismail Qemali”. Mesazhin  fundit para protestës, Lulzim Basha e dha nga qyteti i Fierit.

BashaEdi Rama dhe banda e tij e dinë fare mirë se zgjedhje, palo zgjedhje, zgjedhje falso pa opozitën nuk do të ketë. Kauza e çlirimit të Shqipërisë nga banda e Edi Ramës është përqafuar nga shumica dërrmuese e  shqiptarëve. 

Ndërkohë policia është në gadishmëri. Rreth 1300 forca police janë angazhuar për mbarvajtjen e protestës, ku pjesa me e madhe do vendosen para Kryenmisnitrisë, një pjesë tjetër në anën e piramidës, ndërsa do bllokohet çdo lëvizje në rrugën Ismail Qemali. 

Siç shikohet nga pamjet shtyllat janë lyer me graso për të pamundësur që protestuesit të ngjiten dhe të dëmtojnë kamerat e sigurisë, ndërhyrje është bërë edhe në ndriçim. 

Instalacioni  në hyrje të Kryeministrisë vijon të jetë i izoluar, ndërsa rrjeta teli janë vendosur dhe përqark Kryeministrisë, lulishteve ngjitur, por dhe piramidës.

Në qendër të vëmendjes së policië ka qenë edhe godina e Kuvendit, ku ndryshe nga protesta e fundit janë marrë masa shtesë për mbrojtjen e saj./Ora News/

Share This Article