Detajet e tmerrshme të masakrës në Malin e Zi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Malit të Zi ka dhënë detaje për masakrën që tronditi ditën e premte vendin fqinj, ku një burrë vrau 10 persona, përfshirë dy fëmijë, përpara se të vritej nga një fqinj.

Drejtori i Policisë malazeze, Zoran Brdjanin tha se agresori përdori një çifte gjahu për të vrarë fillimisht dy fëmijë të moshës 8 dhe 11 vjeç, së bashku me nënën e tyre, të cilët jetonin me qira në shtëpinë e tij, në lagjen Medovina të Cetinjës.

Më pas, sipas Brdjanin, ai doli në rrugë dhe qëlloi 13 persona të tjerë, duke vrarë 7 prej tyre. Autori u identifikua nga autoritetet si 34-vjeçari me inicialet V.B.

“Për momentin, nuk dihet pse V.B. kreu këtë krim makabër”, tha Brdjanin.

Share This Article