Detaji i fshehtë në kartëmonedhën £5 – mund të shihet vetëm nëse i drejtohet laseri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kartëmonedhat plastike kanë ndryshuar jetët tona, jo vetëm pse janë të pamundura që të shqyhen, por ato mund t’i mbijetojnë edhe “një cikli të makinës rrobalarëse”, dhe në përgjithësi janë shumë më të dobishme se kartëmonedhat e letrës, shkruan The Mirror.

Por a e dinit se nëse vendosni dritë në qafën e Mbretëreshës në kartëmonedhën e 5 funtave, ju mund ta gjeni një detaj të fshehtë?

Në një video në YouTube, shkencëtari Steve Mould provoi që ta drejtonte dritën e kuqe dhe të vogël në qafën e Mbretëreshës dhe zbuloi një fushë të fshehtë yjore, përcjell Telegrafi.

Ai u drejtua tek kamerat dhe tha: “Natyrisht se gjëja e parë që bëra ishte ta drejtoja dritën e laserit në fytyrën e Mbretëreshës dhe nuk isha i dëshpëruar nga rezultati”.

“Nëse drejtoni laserin në drejtim të saktë në qafën e Mbretëreshës dhe pastaj e projektoni atë në murin përballë, ju do të shihni një fushë yjore trekëndore. Por pyetja është se a është kjo një veçori e dallueshme e sigurisë?”, shtoi Mould.

Kartëmonedha e 10 funtave ka gjithashtu një detaj të mahnitshëm, dhe kjo do të thotë se prodhimi i parave të rrema është shumë i vështirë.

Share This Article