”Detektivë koronavirusi”, kjo është strategjia e Belgjikës me qëllim lehtësimin e masave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e djeshme u raportua se Belgjika do të rekrutojë 2,000 “detektivë koronavirusi” të cilët do të gjurmojnë njerëzit që kanë qenë në kontakt me pacientët e prekur nga Covid-19, dhe t’i nxisë ata të izolohen, si pjesë e planeve të qeverisë për të lehtësuar masat e bllokimit nga 3 maj.

Aktualisht, Belgjika ka numrin më të lartë të viktimave në krahasim me madhësinë e popullsisë, të çdo vendi në botë. Që nga e marta, ajo kishte 525 vdekje për milion të popullatës. Kjo krahasuar me 310 në Francë, 227 në Hollandë dhe 261 në Mbretërinë e Bashkuar.

Sidoqoftë, shifrat e përdorura janë duke shtrembëruar figurën. Në mënyrë të pazakontë, Belgjika përfshin në vdekje numrin e të vdekurve në shtëpitë e kujdesit, ku Covid-19 dyshohet si shkak i vdekjes, por nuk konfirmohet.

Këto përbëjnë rreth gjysmën e të gjitha vdekjeve të Covid në Belgjikë. Qeveria thotë se qëllimi i saj është transparenca e plotë, teksa kritikët thonë se shifrat po dëmtojnë reputacionin ndërkombëtar të Belgjikës

Share This Article