ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet 4 hours ago
SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza 4 hours ago
Si një valixhe e vjetër zbuloi një pasuri të fshehur familjare, të humbur nën sundimin nazist 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Detyra e gazetarit është të publikojë sekretet dhe jo t’i ruajë-Nga Lutfi Dervishi

albnews by albnews
20 September, 2022
in Albania, Opinion
0
Detyra e gazetarit është të publikojë sekretet dhe jo t’i ruajë-Nga Lutfi Dervishi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nëse policia, prokuroria dhe gjykata do të trajtonin çështjen e të “dhënave personale” të shqiptarëve të bëra publik në prill të 2021, me po atë seriozitet që trajtuan ndërtimin pa leje të një koteci pulash nga një zonjë 82-vjeçare në Nartë të Vlorës, sot nuk do të ishte nevoja që Prokuroria dhe policia të kërkonin ndalimin e publikimit të materialeve të hakuara.

RelatedPosts

Hyn në fuqi Udhëzimi i ri për “Paketën e Maleve”, rregulla të detajuara për zonat prioritare të zhvillimit dhe roli i kryetarëve të bashkive

BE-ja mbështet Reformën Zgjedhore dhe Digjitale në Shqipëri, Gonzato: Themelore për integrimin e Shqipërisë në BE

700 mijë euro të padeklaruara, arrestohet shqiptari në kufirin Kroaci-Bosnje

Prokuroria ende nuk ka gjetur fajtorët e bërjes publike të të dhënave të 900 mijë shqiptarëve – fajtorë që i dinë të gjithë – me përjashtim të prokurorëve.

Njoftimi për ndalimin e publikimit nuk ka shumë vlerë praktike. Ky njoftim nuk ka fuqi jashtë territorit të Shqipërisë. Media dhe gazetarët nuk janë përshirë në aktin e hakerimit. Nuk kanë asnjë rol në këtë histori. Krimi është kryer nga të tjerë.

Materialet e hakeruara që mund t’i aksesojë kudo mund të shërbejnë si informacione me shumë vlerë për median dhe mund të ketë interes publik. Gazetarët nuk kanë asnjë rol në “hakerimin” e dokumenteve.

Ka plot pyetje legjitime që ende dhe sot nuk kanë përgjigje.

Pse SPAK dhe më pas Prokuroria e Tiranës nuk kanë mbyllur ende hetimet për “rrjedhjen e të dhënave”? Dhe këtu nuk kemi pasur hakerim. Çështje e thjeshtë. Si përfunduan të dhënat që grumbullohen vetëm nga AKSH-i në duar të patronazhistëve?

Pas publikimit të pagave u premtua zyrtarisht se do të forcohet sistemi mbrojtës dhe do të investohet më shumë për sigurinë.

Çfarë po ndodh me sistemin TIM-s? Një sistem i mbyllur që edhe sipas ekspertëve është shumë i vështirë hakerimi?

Në qindra mijëra dokumente të hakeruara mund të ketë dokumente që cenojnë sigurinë kombëtare, por pa diskutim ka dokumente që kanë interes publik. Madje edhe ato të sistemi TIMS. Nëse gazetarët, për shembull, me këto dokumenta vërtetojnë hyrje daljet e personave në kërkim (p.sh. rasti incineratorëve) a është ky interes publik apo “cenim i sigurisë kombëtare”?

Nëse gazetarët ngrenë pyetjen: Si është e mundur që policia  ka qenë e informuar për persona shumë të kërkuar kanë qenë në qendër të Tiranës dhe nuk ka vepruar? Kjo pyetje është me interes publik apo cenon sigurinë kombëtare?

Nëse nga e-mail drejtuar Kryeministrit (edhe këto të hakeruara) gazetarët zbulojnë ta zëmë një denoncim për aferë korruptive, është kjo çështje me interes publik apo cenim i sigurisë kombëtare?

Në bazë të ligjit për të drejtën e informimit gazetarët mund të kërkojnë kopje të e-mail-eve të çdo zyrtari të lartë dhe këtu nuk kemi as cenim rendi, as cenim të sigurisë kombëtare dhe madje as cenim të pritatësisë.

Ka një dyshim të bazuar qoftë te serioziteti hetimit qoftë edhe te angazhimi i autoriteteve. Sepse janë tallur me rrjedhën e të dhënave personale dhe në vijimësi kanë gënjyer duke thënë: “të dhënat janë të sigurta”, “Nuk kanë marrë ndonjë gjë me rendësi etj., etj.

Gazetarët dhe media kanë të drejtë të mbledhin dhe të përpunojnë informacion që tashmë është publik. Por në rastin konkret duke treguar kujdes për të ruajtur sigurinë e individëve. Jo çdo gjë mund të publikohet, por nuk ka dyshim se ka plot lëndë me interes për publikun. Një përzgjedhje e mirë, një konsultim me juristë dhe një kujdes i shtuar do të ishin një shërbim i madh që i bëhet publikut.

Nuk është detyrë e gazetarëve të ruajnë “sekrete”, por t’i publikojnë ato.

Sa i përket autoriteteve, gazetarët mund të kenë më shumë besim te policia dhe prokuroria nëse ta zemër për “rrjedhjen e të dhënave personale”, tregojnë të njëjtin zell siç treguan për zonjën 82 vjeçare nga Narta.

P.S. Njoftimi i Prokurorisë për ndalimin nuk gjendet as në faqen zyrtare të Prokurorisë as te faqja zyrtare e policisë. Për momentin gjendet vetëm në faqen e Facebook-ut të policisë. Ndoshta është edhe në ndonjë grup Whatsapp apo Telegram.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet

Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet

19 October, 2025
SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump

SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump

19 October, 2025
Titujt e Gazetave ne UK

Titujt e Gazetave në UK

19 October, 2025
SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza

SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza

19 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result