“Detyrim moral për ta votuar”/ Gjyqi ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, zbardhen dëshmitë në GJKKO: Tom Doshi më ka ndihmuar kur kisha burrin sëmurë…

albnews
By
5 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një nga dëshmitarët, Franga Kolaj ka deklaruar se para shumë kohësh ka pasur burrin të sëmurë dhe e ka ndihmuar Tom Doshi. Gjatë dëshmisë, ajo ka theksuar se fëmijët i kanë thanë se duan të votojmë Tom Doshin, pasi e kanë si detyrim moral. Ajo ka theksuar gjithashtu, se Kristian Shkreli nuk i ka thënë asnjëherë “voto Tom Doshin” në kuadër të shpërblimeve.

TIRANË– Seanca e rradhës është zhvilluar sot në Gjykatën e Posaçme ndaj kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, ndaj të cilit SPAK ka ngritur akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje. Edhe në këtë seancë, Prokuroria e Posaçme ka vijuar me pyetjen e dëshmitarëve të thirrur në këtë proces.

Një nga dëshmitarët, Franga Kolaj ka deklaruar se para shumë kohësh ka pasur burrin të sëmurë dhe e ka ndihmuar Tom Doshi. Gjatë dëshmisë, ajo ka theksuar se fëmijët i kanë thanë se duan të votojmë Tom Doshin, pasi e kanë si detyrim moral. Ajo ka theksuar gjithashtu, se Kristian Shkreli nuk i ka thënë asnjëherë “voto Tom Doshin” në kuadër të shpërblimeve.

DËSHMITARËT:

Martin Toma: Punoj në OSHEE Vau Dejës, me detyrë elektricist. Në lidhje me një remont jam në dijeni pjesërisht. Në Stajkë ka qenë një lagje me një rrjet tjetër të amortizuar. Na kanë thirrur drejtuesit e OSHEE dhe na kanë thënë se do të punoni në këtë vend. Shefi i teknikës Jetmir Deda na tha se do të shkojmë në këtë ditë të punojmë remontin. Sapo kemi shkuar në lagjen e Stajkës kemi bërë demontimin dhe pastaj kemi vendosur shtylla. Kemi bërë hapje gropash për shtylla, vendosje kabujsh etj. Të gjitha materialet kanë ardhur nga makinat e OSHEE dhe me fatura, me letra, me të gjitha. Ka qenë një fadromë që ka hapur gropat, por nuk e di nëse ka qenë private apo shtetërore.

Leorenc Pjetra: Punoj specialist i urbanistikës në Vau Dejës. Po, kam dijeni për një linjë elektrike në fshatin Stajkë dhe e kam marrë vesh nga një portal. Nuk e di çfarë investimi është kryer, por di vetëm për një linjë elektrike. Di që është bërë në muajin shkurt-mars të vitit 2025. Në atë kohë kam qenë drejtor i shërbimeve publike. Në atë periudhë nuk e kujtoj të kem marrë telefonatë nga Kristian Shkreli. Kemi pasur telefonata të shpeshta për kanale vaditëse apo kulluese. Për rastin në fjalë më është kërkuar ndihmë nga drejtuesi i OSHEE për një fadromë, por nuk e kujtoj që Kristian Shkreli të më ketë marrë në telefon. Drejtori më tha se më duhet fadroma për të shkulur apo hequr shtylla. Fadromën do ta përdorte një shtetas me emrin Kastriot.

Franga Kolaj: Para shumë kohësh kam pasur burrin të sëmurë. Kur u dëmtua burri më ka ndihmuar Tom Doshi. Unë jam e majtë me familje, jam kryetare e gruas për PS në Vau Dejës. Kur erdhi Kristian Shkreli kryetar na ndihmoi. Fëmijët më thanë se duam të votojmë Tom Doshin se e kemi detyrim moral. Mora Kristianin në telefon dhe i thashë: më thanë fëmijët kë të votojmë nga kandidatët, dhe Kristiani më tha 11. Unë banoj në Laç, Vau Dejës dhe nuk i kam kërkuar ndihmë asnjëherë për drita apo shërbime të tjera. Kristian Shkreli nuk më ka thënë asnjëherë “voto Tom Doshin” në kuadër të shpërblimeve.

Për çfarë akuzohet Shkreli?

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim Kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, nga përgjimet telefonike, vëzhgimet në terren dhe veprimet e tjera hetimore, ka rezultuar se Shkreli është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.

Hetimet kanë zbuluar se gjatë fushatës zgjedhore, Kryebashkiaku i Vaut të Dejës u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë. SPAK bën me dije se ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për shqyrtim gjyqësor./Dosja.al

Share This Article