“Deutsche Bahn” pëson humbje 3,7 miliardë eurosh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Operatori hekurudhor gjerman, “Deutsche Bahn” pësoi një humbje neto prej 3,7 miliardë eurosh për shkak të pandemisë dhe kjo është kriza më e rëndë financiare në historinë e tij.

“Virusi ka ngadalësuar brutalisht rritjen tonë dhe e ka zhytur ‘Deutsche Bahn’-un në krizën më të rëndë financiare që nga krijimi i saj”, njoftoi sot grupi në një deklaratë.

Për vitin 2020, “Deutsche Bahn” pret një humbje të pashembullt operative prej 3,5 miliardë eurosh, si edhe një rënie drastike të qarkullimit vjetor të saj, në 38,5 miliardë euro.

Për të shpëtuar “Deutsche Bahn” përballë krizës së COVID-19, shteti gjerman rikapitalizoi grupin në fillim të qershorit, në shumën prej 5 miliardë eurosh.

Share This Article